Bota e futbollit është pezulluar për shkak të përhapjes së koronavirusit në gjithë botën.
Por tani në Itali janë gati për të rifilluar kampionatin në Serie A, sëpaku kështu bën të ditur e përditshmja sportive ‘Corriere dello Sport”.
Edhe pse asgjë nuk ka zyrtare, Serie A pritet të rifillojë punën me 27 maj, ndërsa pritet të përfundon me 9 korrik.
Ndeshjet, priten të zhvillohen pa prani të shikuesëve, bëhet e ditur gjithashtu.
Kurse, Inter – Sampdoria, pritet të jetë ndeshja e parë e cila do të zhvillohet sipas kalendarit të publikuar.
Kjo hipotezë pritet të zyrtarizohet pas disa ditësh, nëse situata aktuale nuk rëndohet më shumë.