Serie A nuk do të shtyjë ndeshjen Juventus – Napoli.
Napoli nuk do të udhëtojë drejt Torinos, për ndeshjen kundër Juventus.
Rastet me koronavirus kanë bërë që Napoli të mos udhëtojë drejt Torinos, por kjo nuk shkon për shtati me protokollin e Juventus.
Sipas raportimeve të ‘La Repubblica’, Serie A Lega nuk do të shtyjë ndeshje.
FIGC do t’i jap Juventusit tri pikët në tavolinë, me rezultatin zyrtar 3:0 në tavolinë.
Napoli si pasojë e situatës nuk do të lirojë lojtarët për t’u bashkuar me kombëtaret dhe kjo penalizon edhe Kosovën, në rastin Amir Rrahmani.