Klubet e Serisë A kundërshtojnë qeverinë, vendosin 14 qershorin si afatin e fundit.
Klubet e Serisë A e kanë vendosur datën 14 qershorin si afatin e fundit për t’i rinisur ndeshjet nëse vendoset që të vazhdojë sezoni aktual 2019/20, përderisa ata po e kundërshtojnë qeverinë italiane me synimin për t’i rinisur seancat stërvitore para 18 majit.
Kryeministri italian Giuseppe Conte bëri të ditur në një konferencë për shtyp të shtunën në mbrëmje se vendi do të kalonte në Fazën e Dytë të përgjigjes ndaj koronavirusit më 4 maj, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, përderisa sportet individuale si noti dhe tenisi do të lejohen të rinisin stërvitjet që nga ajo datë, sportet ekipore do të duhet të presin deri më 18 maj.
Shumica e klubeve të Serisë A – përveç Brescias – duan që nisja e stërvitjeve të bëhet para asaj date dhe e shohin këtë si masë të pakuptimtë, pasi që lojtarët do të mundë të shkojnë të stërviten bashkë në parqe duke e mbajtur distancën prej dy metrave, kështu që mendojnë se e njëjta gjë do të duhej t’u lejohej edhe në kampe stërvitore.
Për ta komplikuar edhe më shumë këtë situatë, vetëm disa orë pas deklaratës së kryeministrit Conte, Ministri i Sportit Vincenzo Spadafora paralajmëroi se data 18 maj nuk është e shkruar në gur dhe mund të ndryshojë, përderisa të hënën tha se nuk ka garanci që sezoni do të rinisë.
Tani, Lega Serie A ka kthyer përgjigje dhe burimet nga liga kanë thënë për agjencinë e lajmeve ANSA se nëse ndeshjet nuk rinisin deri më 14 qershor, atëherë sezoni do të anulohet.