Sërish aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, tre të lënduar

16:08 | 29 Korrik 2022

Tre të lënduar nga aksidenti i dytë në rrugën Prishtinë – Podujevë, policia jep detaje.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e dytë të ndodhur brenda ditës në magjistralen Prishtinë – Podujevë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për lajmi.net ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 në Vranidoll, dhe në të njëjtin kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, shkruan lajmi.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 14:00 ne rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Komento: