Sërish lajmërohet Gjergj Dedaj: Kushtetuta dhe ligjet janë Bibla e Kurani i shoqërisë kosovare

14:28 | 22 Maj 2021

Gjergj Dedaj reagon edhe një herë pasi u shkarkua nga Kurti e Osmani.

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka postuar fotografi serish nga objektet e Ambasadës së Kosovës në Shkup.

Krahas fotografisë ai ka shkruar se Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës janë Bibla dhe Kurani i shoqërisë kosovare.

Kështu ai ka thënë se duhet qëndruar pa lëkundur në respektimin e tyre.

“Kushtetuta dhe Ligjet e Kosoves, jane Bibla dhe Kurani i shoqerise kosovare, para se cilave, do duhej te ishim te gjithe ta pafuqishem!

Keto nuk shkelen dhe as nuk personalizohen, asnjehere dhe nga askush,duhet te qendrojme pa lekundur, ne respektimin e e sakte te tyre”, ka shkruar ai.

Komento: