Sërish një tërmet i fuqishëm godet Shqipërinë

23:55 | 27 November 2019

Vazhdojnë lëkundjet në Shqipëri.

Shqipëria po vazhdon të lëkundet nga tërmetet edhe në këto orë të vona të së mërkurës kur kanë kaluar pothuajse 45 orë nga tërmeti i parë.

Tërmeti ka qenë i fuqisë 4.6 shkallë të rihterit, shkruan lajmi.

Ndërkohë nuk dihet nëse ka shkaktuar dëme materiale ose ka të lënduar nga ky tërmet.

Në anën tjetër janë duke vazhduar kërkimet nën rrënoja për të ngujuarit që mendohet të jenë mbi 20 persona.

Numri i të vdekurve nga tërmeti ka arritur në 31, ndërsa afër 700 janë të shtrirë në spitalet e Shqipërisë.

Komento: