Sërish Policia bastis lokalin “Kobra City”

18:13 | 05 Janar 2023

Policia bastis sërish lokalin “Kobra City”.

Njësia e Krimeve të Rënda ka kryer sërish të enjten bastisje në lokalin “Kobra City” në Prizren, raportojnë disa mediume në Kosovë.

Policia po vazhdon hetimet lidhur me vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengut, të cilë dyshohet se e kreu Dibran Hoxhaj, pronar i lokalit “Kobra City”

Në aksionin e organeve të rendit janë bastisur disa lokacione në mes të cilave edhe shtëpitë e të dyshuarve. Ato ishin kontrolluar edhe të marten, ditën kur u krye vrasja.

Ndaj të dyshuarit kryesor Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, dhe të tjerëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Komento: