Sërish prin kryeqyteti, nga këto komuna vijnë 226 rastet e reja me koronavirus

15:31 | 31 Korrik 2020

Janë konfirmuar edhe 226 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 226 rezultuan pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Podujevë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 18 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Vushtrri 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Prizren, Shtime, Shtërpce dhe Suharekë.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 115 pacietë të tjerë kurse 15 kanë humbur jetën./ORAinfo/

Komento: