Sërish Prishtina me numrin më të madh të rasteve, nga këto qytete vijnë të infektuarit e fundit

23:40 | 07 Korrik 2020

Sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 183 raste të reja me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se sot janë testuar 365 mostra të dyshimta, nga të cilat, 183 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë.

Ndërkaq sot, janë shëruar edhe 57 paciente dhe 3 të tjerë kanë ndërruar jetë./ORAinfo/

Komento: