Sërish Prishtina më së shumti raste, këto janë komunat e tjera të prekura

15:22 | 15 Korrik 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar rezultatet e reja për 24 orët e fundit në vend.

Sot në vendin tonë janë konfirmuar edhe 119 raste të reja me koronavirus dhe 93 të tjerë janë shëruar.

Siç ka njoftuar drejtori i IKSHPK, Naser Ramadani, 2 mijë 663 janë raste aktive.

Më së shumti raste edhe sot janë- konfirmuar në komunën e Prishtinës me gjithsej 63 të infektuar.

Numri i rasteve nëpër komuna:

Prishtina, 63 raste

Drenasi, 6

Fushë Kosovë 5

Pejë, 5

Podujevë, 5

Skenderaj, 3

Ferizaj, 2

Deçan, 2

Gjilan, 2

Istog, 2

Kaçanik, 2

Lipjan, 2

Vushtrri, 2

Obiliq, 2

Komento: