Po vazhdojnë pritjet e gjata në kufi.
Në krahasim me ditët e fundit ku pritjet dhe kolonat e gjata ishin në dalje të Kosovës nëpër pikëkalimet kufitare me Serbinë, sot janë rikthyer kolonat në hyrje të Kosovës.
Në bazë të statistikave të fundit që ka publikuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluksi më i madh është në hyrje të Merdares.
Në këtë pikë kufitare, qytetarët për të hyrë në Kosovë janë duke pritur dy orë dhe kolona është e gjatë mbi një kilometër.
Po ashtu pritje dhe kolonë ka edhe në dalje të Kosovës në këtë pikëkalim. Sipas statistikave, pritja është deri në 50 minuta kurse kolona është deri në 300 metra.
Edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë ka më shumë kolonë dhe pritje në hyrje të Kosovës.
Deri në 40 minuta janë duke pritur qytetarët në këtë pikë kufitare kurse kolona është 150 metra.
Te Dheu i Bardhë ka pritje edhe në dalje të Kosovës. Sipas publikimit, deri në 25 minuta janë duke pritur qytetarët në këtë pikë kufitare.
Edhe në Jarinjë ka kolonë për në hyrje të Kosovës.
Sipas Qendrës KOmbëtare për Menaxhim Kufitar, qytetarët janë duke pritur deri në 40 minuta në këtë pikëkalim kufitar.
Edhe në Muçibabë, në dalje të Kosovës qytetarët janë duke pritur deri në 30 minuta, kurse kolona është 100 metra.
Ndërkaq nëpër të gjitha pikat tjera kufitare të Kosovës si në hyrje ashtu edhe në dalje, pritja nuk është me e madhe se 15 minuta.