Edhe nesër protesta.
Vazhdojnë protestat kundër veprimeve të mësimdhënësit, policit e mjekut.
Gratë dhe aktivistet e tjera të shoqërisë civile, kanë organizuar marsh protestues.
Nesër në qytetin e Ferizajt do mbahet protestë lidhur me rastin e fundit që ndodhi në Drenas.
Siç është bërë e ditur në njoftim, marshi protestues fillon në ora 11:30 nga ish-objekti i Gjykatës Komunale, për të vazhduar deri te Stacioni i Policisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Ndryshe, dy persona janë dënuar me nga një muaj paraburgim lidhur me këtë rast.