Sërish protesta në përkrahje të vajzes nga Drenasi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Sërish protesta në përkrahje të vajzes nga Drenasi

22:58 | 10 Shkurt 2019

Edhe nesër protesta.

Vazhdojnë protestat kundër veprimeve të mësimdhënësit, policit e mjekut.

Gratë dhe aktivistet e tjera të shoqërisë civile, kanë organizuar marsh protestues.

Nesër në qytetin e Ferizajt do mbahet protestë lidhur me rastin e fundit që ndodhi në Drenas.

Siç është bërë e ditur në njoftim, marshi protestues fillon në ora 11:30 nga ish-objekti i Gjykatës Komunale, për të vazhduar deri te Stacioni i Policisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Ndryshe, dy persona janë dënuar me nga një muaj paraburgim lidhur me këtë rast.

Komento: