Sërish raste të reja me koronavirus në Malishevë, ja në sa ka shkuar numri i rasteve aktive

22:33 | 01 Korrik 2020

Ka pasur sërish raste të reja me koronavirus në Komunën e Malishevës.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Komunën e Malishevës, ka shkuar në tre raste, pasi sonte është konfirmuar edhe një rast i ri.

Edhe rasti i sotëm, sipas konfirmimit nga IKDHPK është rast kontakti me një rast të mëhershëm.

Në përgjithësi, situata me COVID-19 në Komunën e Malishevës, vazhdon të jetë nën kontroll, ndërsa shtabi komunal emergjent në vazhdimësi është duke iu bërë thirrje qytetarëve, që të respektojnë të gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

“Ne jemi të angazhuar në menaxhim të situatës 24 orë në ditë, por për të qenë të gjithë të sigurt, duhet të vazhdojmë t’i respektojmë udhëzimet e institucioneve tona shëndetësore, andaj vazhdoni të mbani distancën e nevojshme sociale, përdorni maska mbrojtëse, higjienën e nevojshme të duarve dhe në maksimum t’iu ikni grumbullimeve të njerëzve”, tha sot nënkryetari Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal emergjent për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë.

Komento: