Rëndohet bilanci në Spanjë, mbi 600 jetë të humbura në vetëm 24 orë.
Ka shuar në 16.972 numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 619 humbje jetësh.
Ministria e Shëndetësisë spanjolle, tha se numri i rasteve të prekura ishte rritur nga 161.852 në 166.019 këtë të dielë.
Kujtojmë se Spanja ka qenë një pikë e nxehtë e koronavirusit, me më shumë raste të regjistruara, pas SHBA-ve. Ndërkohë, popullsia e Spanjës vijon të mbetet e bllokouar teksa, disa puntorë të fabrikave janë lejuar të kthehen në punë.