Duket se ka pasur sërish rrahje brenda Lidhjes Demoraktike të Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës është duke i mbajtur zgjedhjet e brendshme të partisë për zgjedhjen e kryetarëve në degë dhe nëndegë të komunave.
Por, kësaj partie siç duket zgjedhjet nuk po i shkojnë mirë.
Burime të sigurta i kanë thënë lajmi.net se ka ndodhur një rrahje midis anëtarëve të LDK-së në fshatin Koshare të Ferizajit.
Një përleshje mes anëtarëve të LDK-së ka ndodhur gjatë këtij procesi zgjedhor edhe në qytetin e Mitrovicës ku i pranishëm ishte edhe shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti.
Incidente ka pasur edhe në një nëndegë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar edhe ish-kryetari i nëndegës së LDK-së në Koshare, Hajrullah Ademi i cili ka shpjeguar se si ka ndodhur rasti.
“Sot është mbajtur Kuvend i rregullt i nëndegës, fshati Koshare, ku prezent nga dega e LDK-së ishin Muharrem Svarça me të cilin kam punuar 4 vjet dhe Mehmet Neziri ish-drejtori i Bankës, pensionist dhe Valon Halimi kryetar i nëndegës së LDK-së fshati Koshare. Shkurtimisht Valoni e hapi mbledhjen pastaj e morri Muharremi, ia nisi ligjërata dhe e pa humbjen e tij sepse ishin mbi 100 delegatë dhe tentojke ta ndërprejë dhe në fund e ndërprejti. Filloi tensionimi, mua më qitën në korridor dhe pastaj ka filluar përleshja. Shkaku i Muharrem Svarçës që e tensionoi situatën. Është shkaktar sepse e njoh, kam punuar 4 vite me të dhe e njoh se si mendon”, ka sqaruar Hajrullah Ademi, ish-kryetar nëndege i LDK-së në Ferizaj.