Sërish shifra alarmante të rasteve me COVID-19 në Kosovë

15:02 | 28 Janar 2022

3 mijë e 617 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë nga 13 mijë e 928 testime, 3 mijë 617 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Njoftimi i plotë:

28 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.316 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.769.170 doza të vaksinës.

Deri më sot 804.251 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 72.122 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 13.928 testime, 3.617 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.344 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.294.

Në total numri i rasteve aktive është 31.021.

Komento: