Sërish shtyhet seanca, ja kur do të mbahet

15:36 | 15 December 2018

Edhe një herë ka dështuar që të mbahet një seancë në Kuvendin e Kosovës.

​Seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku pritet të votohet rezoluta e PSD-së për dialogun është shtyrë përsëri për në orën 16 e 30.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Seanca fillimisht ishte paraparë të mbahet në orën dy, megjithatë salla e Kuvendit të Kosovës ishte e zbrazur vazhdimisht.

Nuk dihen ende arsyet se pse koalicioni qeverisës nuk po gjen gjuhën e përbashkët për t’u mbledhur në Kuvend e për të votuar rezolutën e PSD-së

Komento: