Turqia është goditur sërish nga një tërmet.
Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) bëri të ditur se një tërmet me fuqi prej 4 ballë goditi sot Turqinë në pjesën jugperëndimore, shkruan Anadolu.
AFAD tha se tërmeti i përqendrur në Detin Mesdhe të krahinës së Muglës goditi në orën 10:50 të mëngjesit.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej afër 109 kilometra, ndërsa u ndje në qytetin turistik të Marmarisit, rreth 144 kilometra larg.
Një numër i madh i lëkundjeve janë regjistruar pas tërmetit me magnitudë 5.8 ballë që tronditi Stambollin me datë 26 të këtij muaji.