Sërish tërmet i fuqishëm, ja ku ishte epiqendra – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Sërish tërmet i fuqishëm, ja ku ishte epiqendra

14:50 | 29 Shtator 2019

Turqia është goditur sërish nga një tërmet.

Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) bëri të ditur se një tërmet me fuqi prej 4 ballë goditi sot Turqinë në pjesën jugperëndimore, shkruan Anadolu.

AFAD tha se tërmeti i përqendrur në Detin Mesdhe të krahinës së Muglës goditi në orën 10:50 të mëngjesit.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej afër 109 kilometra, ndërsa u ndje në qytetin turistik të Marmarisit, rreth 144 kilometra larg.

Një numër i madh i lëkundjeve janë regjistruar pas tërmetit me magnitudë 5.8 ballë që tronditi Stambollin me datë 26 të këtij muaji.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!