Tërmetet në Shqipëri po vazhdojnë.
Shqipëria vazhdon të lëkundet nga tërmetet. Lëkundjet e fundit u ndjenë mëngjesin e së dielës.
Sipas EMSC, tërmeti i fundit goditi Shqipërinë në orën 09:05 dhe ishte me magnitudë 3.5.
Epiqendra e tërmetit ishte 31 km në perëndim të Tiranës, dhe 2 kilometër në veri të Durrësit. Tërmeti goditi në një thellësi prej 20 kilometrash.
Lëkundje ka pasur edhe gjatë natës. Pas tërmetit me magnitudë 4.8 që goditi vendin në orën 00:07 të së dielës, gjatë natës janë rregjistruar edhe shumë goditje të tjera me magnitudë deri në 3.5.