Sërish tërmet i fuqishëm në Turqi, ja në cilë pjesë tani

13:45 | 28 January 2020

Turqia vijon të mos gjejë qetësi. Një tjetër tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter është regjistruar këtë mesditë, duke shtuar panikun te qytetarët.

Tërmeti ka qenë me një thellësi 2 kilometra, 99 kilometra nga Izmiri.

Kjo është një paslëkundje në kuadër të tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës rihter, që goditi Turqinë tri ditë më parë, duke shënuar 41 viktima e shumë dëme në ndërtesa.

Komento: