Shqipëria nuk po arrin të gjejë qetësi nga tërmetet.
Një tjetër lëkundje është shënuar pasmesnatës në Durrës.
Mbrëmë në orën 00:14 është shënuar një lëkundje me magnitudë 4.83 me epiqendër në fshatin Shetaj të Durrësit, pranë Kepit të Rodonit.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte 38 kilometra nga Tirana, ndërsa thellësia ishte 10 km.
Kujtojmë se më 26 Nëntor Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter që i mori jetën 51 personave, ndërsa të plagosur mbetën qindra të tjerë.
Ky tërmet u pasua nga paslëkundje të shumta për ditë me radhë, megjithatë situata ditët e fundit ka qenë më e qetë, me lëkundje sizmike me magnitudë dhe frekuencë të ulët.