Serwer për ndikimin e Trumpit: Nëse Ukraina përfundon me ndarje territoriale, mund të bëhet model edhe për Kosovën

19:08 | 07 November 2024
serwer-per-ndikimin-e-trumpit:-nese-ukraina-perfundon-me-ndarje-territoriale,-mund-te-behet-model-edhe-per-kosoven

Profesori Daniel Server nga Universiteti ”Johns Hopkins”, ka shprehur shqetësimin e tij për ndikimin që mund të ketë fitorja e Donald Trump-it në politikën amerikane ndaj Ballkanit.

Kjo theks të veçantë në çështjen e Kosovës, ku sipas Server-it, nëse konflikti në Ukrainë përfundon me ndarje territoriale, kjo mund të krijojë një precedent që të zbatohet edhe në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

”Nëse Ukraina ndahet nën këto kushte, kjo mund të shërbejë si model për një zgjidhje politike dhe territoriale për Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën”, paralajmëron Server.

Ai shton gjatë një interviste për Al Jazeera Balkans, se një zgjidhje e tillë mund të ketë pasoja të rënda për stabilitetin në Ballkan.

Siç thotë meqë janë ende të pranishme tensionet historike midis grupeve etnike dhe mosmarrëveshjet e pazgjidhura mbi statusin e disa territoreve.

Komento: