“S’është e vërtetë, Albin Kurti kurrë nuk heq dorë nga reciprociteti”

15:51 | 25 Maj 2021

Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook pas vendimit të Qeverisë Kurti për heqjen dorë nga masa e Reciprocitetit.

Krasniqi duke ironizuar those se kjo gjë nuk është e vërtetë pasi Kurti nuk heq dorë nga Reciprociteti, Bashkimi Kombëtar, as nuk emëron të akuzuar për korrupsion, as nuk emëron familjarë e militantë në borde të ndërmarrjeve, as nuk hypë në xhipa të zi të blinduar, as nuk pranon të ndahet nga populli përmes dhjetëra truprojave,as nuk pranon kurrë të jetojë në një shtëpi luksoze 400m2.

Reagimi i plotë:

S’është e vërtetë kjo! Albin Kurti kurrë nuk heq dorë nga reciprociteti….… as nga bashkimi kombëtar,

… as nuk emëron të akuzuar për korrupsion,

… as nuk emëron familjarë e militantë në borde të ndërmarrjeve,

… as nuk hypë në xhipa të zi të blinduar,

… as nuk pranon të ndahet nga populli përmes dhjetëra truprojave,

… as nuk pranon kurrë të jetojë në një shtëpi luksoze 400m2,

… Kurti ka me i rritë pensionet, s’ka shancë me ua ndërpre shtesat prej 30 euro pensionistëve,

… as të emërojë ministra si Donika Gervalla, që e urrejnë UÇK-në. Ai do ta mbrojë UÇK-në nga
Specialja!… se lëre më t’ia paguaj veriut 11 milionë të rrymës së vjedhur, ska asnjë shancë të ndodhë kjo!

… nuk ka shancë, që dje, zyrtari i Serbisë, Pavkoviq, ta vizitojë Kosovën me leje nga Kurti,

… Albini nuk takohet me Vuçiqin, këtë qershor, pa kërkuar Serbia falje për krimet e luftës.

Krejt këto janë lajme të rrejshme, të financuara nga oligarkët (të cilët po kalben në burgje nga lufta e pakompromis që u ka shpallur Albin Kurti) dhe kanë qëllim ta ndalin liderin tonë suprem, nga lufta e tij e shenjtë për ta shpëtuar Kosovën.

Veç ju PSD-ja keni inat personal sepse Albin Kurti ka vaksinuar mbi 60% të popullësisë, duke e renditur Kosovën si vendi i parë në ballkan për luftën ndaj pandemisë, dhe suksesi i tij po ju pengon!

Çfarë urrejtje patologjike

Komento: