“S’është vetëm shtylla juaj, i dashur Prindon”, Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani

19:35 | 17 Maj 2024

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka uruar ditëlindjen presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai ka shpërndarë në rrjetin social urimin e Prindonit – bashkëshortit të Vjosa Osmanit, i cili e quan shtylla e familjes, duke i thënë se Vjosa nuk është vetëm shtylla e familjes së saj.

“Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon! Edhe 100 Presidentes të Kosovës dhe vetëm pranveroftë për familjen tuaj të mrekullueshme dhe për një të ardhme të lumtur për të gjithë qytetarët e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Meta në një postim në Instagram.

Komento: