Pasi humbi La Ligas, trajneri i Barcelonës, Quique Setien e ka marrë shumë seriozisht Ligën e Kampionëve.
Sipas raportimeve nga Spanja, ai do të ua ndryshoj rolin në fushë disa futbollistëve.
“Mundo Deportivo” raporton se Setien nuk e dëshiron më Messin në rolin e “playmakerit”.
Trajneri spanjoll beson se ky rol po e largon atë nga shënimi i golave të shumtë, transmeton Indeksonline.
Setien është duke punuar me dyshen e mesfushës Frenkie De Jong dhe Riqui Puigi që pasimet e tyre të jenë sa më shumë në drejtim të sulmit.
Me këtë plan, Setien po mundohet ta liroj Messin nga përgjigjësitë e organizimit të lojës dhe që argjentinasi të jetë më shumë në fazën e sulmit.