Griezmann mbetet në 11-shen e Barcelonës
Për trajnerin e Barcelonës, Quique Setién, sulmuesi që po kritikohet shumë, Antoine Griezmann, “është i paprekshëm”.
Griezmann nuk po tregon atë formën që kishte te Atletico Madridi, apo paraqitjet që bën te Franca, por Setien ka besim te 28-vjeçari dhe do të jetë gjithmonë titullar.
“Griezmann është i padiskutueshëm. Ai ka luajtur që kur është këtu. Tani ka më shumë lojtarë dhe duhet të shpërndahen më shumë minuta për të gjithë. Griezmann është një futbollist i shkëlqyeshëm dhe do të vazhdojë të luajë një rol udhëheqës sepse është një lojtar i rëndësishëm për këtë klub”, tha Setien.
Me këtë trajneri e konfirmoi se Griezmann do të startojë edhe të martën mbrëma kundër Leganes, para sulmuesit të preferuar të tifozëve, Martin Braithëaite.