
Nuk do ta besoni sa vjet i ka “Sevda”.
Një aktore shumë simpatike Ozgu Kaya është njëra ndër aktoret më të bukura turke, e cila po merr vëmendje të madhe me rolin e saj në serialin “Kimse Bilmez”.
Aktorja luan rolin e Sevdas, një vajzë e dashur, e cila ëndërron të bëhet yll në të ardhmen. Luan përkrah aktorit dhe këngëtarit Keremcem, i cili luan rolin e “Alisë”.
Historia e tyre e dashurisë në serial është tejet e veçantë, shkruan rtv21.
Aktorja e njohur u lind më 17 qershor të vitit 1996, në Stamboll.

Prejardhja e saj është nga Esme.
Studion në Universitetin e Stambollit. Është vetëm 23-vjeçe dhe ka një karrierë të suksesshme si aktore. Debutimin e bëri me rolin e saj në serialin “Adi Efsane”, në vitin 2017.


