“Kupa e Sevillas”. Kështu mund të cilësohet Liga e Evropës, pasi të premten klubi spanjoll vulosi dominimin në të duke triumfuar për herën e gjashtë.
“Viktimë” në finalen e këtij edicioni ishte Interi. Sevilla triumfoi finalen e madhe me rezultat 3:2.
Luuk de Jong realizoi dy gola në pjesën e parë, ndërsa Romelu Lukaku e Diego Godini tek Interi shënuan për 2:2 në 45 minutat e parë. Në pjesën e dytë, Diego Carlos në minutën e 78-të realizoi golin e tretë dhe të fitores për Sevillan.
Sevilla është klubi më i trofeshëm në Ligën e Evropës. Ky ishte trofeu i gjashtë për të në këtë garë. Herën e shkuar e fitoi më 2016. Pas saj vijnë Liverpooli, Juventusi, Interi, Atletico Madridi me nga tre trofe të fituar.