Bakayoko flet për sezonin e Milan.
Mesfushori i Milan, Tiemoue Bakayoko, ka bërë të ditur se cila është dëshira e tij për këtë sezon.
Bakayoko nuk pati paraqitjet më të mira në fillimin e sezonit, por bëri mirë dhe riktheu gjithçka në favorin e tij.
Nga vërshëllimat e tifozëve, tashmë ka vetëm lëvdata dhe duartrokitje për ish lojtarin e Monacos.
Lojtari ka një dëshirë, që këto duartrokitje të tifozëve t’i shpërblejë në fund të sezonit me kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
“Pesë vite kanë shkuar që kur tifozët e Milan kanë dëgjuar për herë të fundit hymnin e Ligës së Kampionëve, dhe unë dua të jem aty në ‘San Siro’ kur ata do të kthehen për ta dëgjuar” ka thënë Bakayoko, transmeton lajmi.net.
Gattuso fillimisht e kishte kritikuar shumë lojtarin në fjalë, por së fundmi ka bërë të ditur se do të dëshironte qëndrimin e tij.
Madje, është propozuar një shkëmbim Franck Kessie – Tiemoue Bakayoko, pasi Chelsea zotëron kartonin e Bakayoko.