sh-ushtari britanik i UÇK-së: Terroristët synonin t’i sulmonin serbët dhe t’i fajësonin shqiptarët

18:44 | 03 Tetor 2023
sh-ushtari-britanik-i-uck-se:-terroristet-synonin-t’i-sulmonin-serbet-dhe-t’i-fajesonin-shqiptaret

Ish-ushtari britanik i UÇK-së: Jon Harrison, duke folur për sulmin në Banjskë të Zveçanit, ka thënë se terroristët serbë kanë pasur për qëllim ta sulmojnë komunitetin serb në Kosovë dhe t’ua lënë fajin shqiptarëve.

“Mendoj se do të sulmonin zonën me serbë dhe do të fajësonin shqiptarët e Kosovës duke i shtyrë qytetarët të futen në konflikt”, ka thënë Harrison.

“Lutem që Kosova nuk do të përgjigjet. Nuk duhet kthyer me forcë të njëjtë sepse kështu do të dilte Kosova si agresor dhe Serbia do ta luante rolin e viktimës”, ka thënë ai tutje.

Sipas tij, Serbia nuk do të futet në sulm të plotë për momentin sepse nuk e kanë mbështetjen e Rusisë  e cila momentalisht është e përqendruar në Ukrainë.

“Mendoj se Policia e Kosovë duhet të vazhdojë të jetë reaguesi i parë i mbrojtjes pa marrë parasysh se çfarë ndodh, të mbështetura nga KFOR-I dhe EULEX-i siç është”, ka thënë ish-luftëtari Harrison.

Komento: