Shaban Gogaj nuk deklarohet për vrasje të rëndë, e pranon fajësinë për armëmbajtje pa leje

13:33 | 28 Shtator 2023
shaban-gogaj-nuk-deklarohet-per-vrasje-te-rende,-e-pranon-fajesine-per-armembajtje-pa-leje

Në seancën e rigjykimit të enjten në Gjykatën Themelore në Pejë, Shaban Gogaj tha se për veprën e parë “Vrasje e rëndë” nuk dëshiron të deklarohet, ndërsa për veprën e dytë “Armëmbajtje pa leje”, e pranon fajësinë.

“Për veprën e parë është deklaruar avokati dhe nuk do të deklarohem, aktakuza ëshë e kundërligjshme, ndërsa për veprën e dytë e pranoj siç e kam pranuar herën e parë”, tha Gogaj.

Ndërsa, i akuzuari Isuf Cacaj tha se e pranon fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Seanca po vazhdon me fjalën hyrëse të palëve në procedurë.

Ndryshe, më 14 tetor 2022 Gjykata Themelore në Pejë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, duke e dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt.

Ndryshe, Gjykata e Apelit më 23 mars 2023 kishte shqyrtuar ankesat e mbrojtësit të Shaban Gogajt, avokatit Besnik Berisha, palës së dëmtuar, avokatit Berat Tmava dhe ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Kurse, pas shqyrtimit të ankesave, Apeli më 23 mars 2023 e ka kthyer lëndën në rigjykim.

Komento: