Shabani i PDK-së: Premtimi për ndërtimin e banesave sociale, mbetët vetëm kauzë e rrejshme e VV-së

10:03 | 04 Maj 2024
shabani-i-pdk-se:-premtimi-per-ndertimin-e-banesave-sociale,-mbetet-vetem-kauze-e-rrejshme-e-vv-se

Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, një herit anëtar në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, thotë për FrontOnline se premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje, për ndërtimin e banesave sociale po mbetët thjeshtë premtim dhe se deri më tani nuk është realizuar.

‘’Kjo është pjesë e atyre premtimeve që ka dhënë. Tash po bëhen gati pesë vite prej kur e ka dhënë premtimin, unë dyshoj se ka me realizuar këtë premtim gjatë këtij mandati’’, thekson ai

Si anëtar i komisionit të lartë cekur, deputeti Shabani thotë se nuk ka ndonjë informacion nëse ka fillu ndërtimi i banesave sociale.

‘’Unë nuk kam ndonjë informacion që ka filluar ndërtimi. Ne si komision nuk kemi ndonjë raport për ndërtimin e tyre’’ shton ai.

Për deputetin Shabani, premtimi për ndërtimin e banesave social do të mbetët sikurse kauzat dhe premtimet tjera mashtruese.

‘’Kjo mbetët vetëm sikur premtimet tjera, sikur kauzat tjera, mbetët premtim dhe kauzë mashtruese” përfundon ai për FrontOnline.

Komento: