Shahini: Çmimet në Kosovë janë të ndikuara nga tregjet e jashtme, duhet të mbështetet prodhimi vendor

08:38 | 29 March 2025
shahini:-cmimet-ne-kosove-jane-te-ndikuara-nga-tregjet-e-jashtme,-duhet-te-mbeshtetet-prodhimi-vendor


Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, në një prononcim për “Front Online” ka folur për ankesat e konsumatorëve për rritjen e vazhdueshme të çmimeve në Kosovë, duke theksuar se ky fenomen është i lidhur ngushtë me varësinë e madhe të vendit nga importet.

Shahini ka theksuar se është e domosdoshme të rritet prodhimi vendor dhe të mbështetet më shumë.

“Çmimet në Kosovë janë vazhdimisht të kritikuara nga konsumatorët. Duhet ta dinë se 90% importojmë dhe varemi nga çmimet importuese se nëse varemi nga tregjet e jashtme ato e tregojnë edhe çmimin e brendshëm. Është e domosdoshme që prodhimi vendor duhet të rritët dhe të mbështetët dhe të konsumohet”, shprehet ai.

Ai shtoi se nuk është fjala për abuzim të çmimeve, por për rritjen e kërkesës dhe mungesën e ofertës, që çon në rritje të çmimeve.

“Institucionet e shtetit duhet më shumë ta mbështesin prodhimtarinë vendore në mënyrë që ne sa më pak të jemi të prekur nga importet dhe inflacionet që vijnë me importin e produkteve. Nuk ka të bëjë me abuzim të çmimeve por rritja e kërkesave dhe mungesë të ofertës”, deklaroi Shahini.

Komento:
loading