Shahini: Mirëmbajta e arkave shumë e shtrenjtë

08:43 | 22 Korrik 2024
shahini:-mirembajta-e-arkave-shume-e-shtrenjte


Se mirëmbajta e arkave fiskale tek bizneset sidomos ato të vogla krijon një barrë të lartë financiare, këtë e thotë edhe Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB).

Shahini tha për Front Online se mund të ketë marrëveshje të fshehur mes kompanive që operojnë në këtë fushë për mos uljen e çmimeve sidomos për mirëmbajtje të arkave fiskale.

Kreu i AKB-së Agim Shahini thotë se shumica e bizneseve në Kosovës nuk janë të pajisura më arka fiskale për shkak të çmimit të lartë të blerjes, por edhe mirëmbajtjes së tyre.

“Një përqindje e madhe e bizneseve kanë arka fiskale por ka shumë biznese të regjistruara  por nuk kanë arka fiskale, e disa lirohen në bazë të kritereve pasi që punojnë me shumicë”, ka thënë ai.

Shahini thotë se Qeveria duhet t’i marr disa hapa për bizneset që të krijojë barazi të njëjtë.

“Nëse lehtësohen procedurat për fiskalizim, e të subvencionohen, dhe të edukohen tatimpaguesit, kjo do të ndikonte dukshëm tek bizneset dhe do të ndikonte pozitivisht tek ta. Qeveria duhet të bëjë më shumë për bizneset, ekonominë që të krijojë barazi të drejtë”, u shpreh Shahini.

Komento: