Shahini: Nuk mund të ketë ulje të papunësisë kur shumë biznese kërkojnë punëtorë, Qeveria s’po vepron

08:33 | 05 Mars 2024
shahini:-nuk-mund-te-kete-ulje-te-papunesise-kur-shume-biznese-kerkojne-punetore,-qeveria-s’po-vepron


Agjencia e Statistika të Kosovës ka prezantuar publikimin e fundit të Anketës së Fuqisë Punëtorë.

Aty thuhet se shkalla e papunësisë ka arritur në 11.8 për qind në tre mujorin e katërt të vitit 2022, ndërsa në tre mujorin e parë të 2023-tes, ishte 11.5 për qind.

Kjo përqindje nuk po i duket e saktë, Agim Shahinit nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Shahini për Front Online thotë se nuk ka mundësi të ketë ulje të papunësisë.

Pasi sipas tij, në shumë dyqane në Kosovë po kërkojnë punëtorë.

“Në shumë dyqane në Kosovë kërkohet punëtorë e si mund të jetë numri më i ulët i papunësimit. Pagat janë të ulëta e që e rrisin interesimin për të dalë nga vendi ose për të gjetur ndonjë formë tjetër. E për mos me i paguar taksat i gjejnë disa forma që mos të jenë në formë formale por informale që të ulën statistikat normale”, tregoi Shahini.

Shahini thotë se që nga pas lufta forma e informalitetit në punësim është prezent.

“Pavarësisht që në vend është papunësia e madhe kërkohet vazhdimisht për punëtorë. Fakti që ka rënë papunësia në vend, ekziston një formë tjetër e punësimit që është informaliteti, ky në punësim është shumë i lartë dhe kjo vazhdon të jetë një trend që nga pas lufta”, tha ai.

Kjo është arsyeja se pse ka mundësi të ulët numri i papunësisë në Kosovë, sipas Shahinit.

“Tash kur po kërkohen punëtorë numri i kërkuesve është më i vogël se numri i trendit të rritjes së ikjes së punëtorëve nga Kosova është shtuar, kjo tregon që një numër i atyre që është më pak i punësuar sivjet disa kanë dalë nga Kosova, disa janë heq nga skemat sociale dhe që kanë punuar dhe nuk janë pranuar në dy format e disa janë të punësuar në sezon më së shumti në ndërtimtari, bujqësi e gastronomi, këta kanë numër më të madh të informalitetit”, thotë Shahini për Front Online.

Shahini thotë se qeveri nuk po lëviz karshi papunësisë në vend.

“Qeveri asnjë masë nuk po merr lidhur me uljen e papunësisë. Masat e punësimit që i kanë marr i përngjajnë që janë duke formalizu punësime se sa të bëjnë punësime të reja”, theksoi ai.

Komento: