Paga minimale vazhdon të jetë ulët në vendin tonë.
Të enjten nuk u morën vesh. Pajtim për pagën minimale zor se do të ketë edhe kur Këshilli Ekonomiko-Social mblidhet herën tjetër, këtë muaj, nëse nuk ndryshojnë gjërat.
Sindikalistët e refuzuan propozimin primar të qeverisë për 264 euro. Këta po duan 300 euro e më shumë, andaj do të kërkojnë nga Komisioni për Paga raport të ri.
Kryesuesi i KES-it, Atdhe Hykolli, që përfaqëson BSPK-në, thotë se po kërkojnë pagë që është e pranueshme për një punëtor në Kosovë.
Kurse një përfaqësues biznesesh habiti me deklaratën se jo 300-shi, por edhe propozimi i parë i qeverisë është i lartë. Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se paga minimale nuk duhet të jetë më e madhe se 230 euro, njofton Klan Kosova
Përplasja ne KES është joparimore, sipas hulumtuesve në institutin për politika sociale “Musine Kokalari”, pasi nuk po respektohet formula ekonomike që merr për bazë statistika nga institucionet relevante.
Propozimi për pagë minimale në Këshill kalon kur për të votojnë 2/3 e 15 anëtarëve.
Aktualisht ajo është 130 euro për personat nën 35 vjeç, kurse 170 për ata mbi këtë moshë. Paga minimale nuk është ndryshuar qe 11 vjet.