Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, i ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal10, ka komentuar fushatën e partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka thënë se është duke u zhvilluar një konkurrencë e ashpër në mes të partive.
“Ndoshta është një atmosferë e paparë ndonjëherë në Kosovë, ku të gjitha partitë janë duke u mobilizuar për të dhënë më të mirën për votuesit e vetë, për të bindur votuesit për ndryshim dhe kjo është një konkurrencë e ashpër dhe mendoj se konkurrenca e ashpër do të sjell ndryshim pozitiv për Kosovën tonë”, ka thënë Shahini. /Gazeta10/