Shakohoxha tregon se kush ishte fajtor për humbjen e skuadrës kuqezi

19:47 | 08 Qershor 2019

Shqipëria sot pësoi humbje ndaj Islandës.

Kastriot Dermaku është duke u kritikuar për humbjen 1-0 të Shqipërisë në udhëtim te Islanda.

Kuqezinjtë, në ndeshjen e tretë kualifikuese për Euro2020, humbën 1-0 në udhëtim te Islanda.

Në minutën e 22-të, Johan Gudmndsson kaloi disa lojtarë, duke lënë të shtangur edhe Dërmakun për të shënuar për 1-0, që doli të jetë gol i fitores.

Komentatori i Super Sport, Dritan Shakohoxha, mendon se goli u pësua për faj të ish-futbollistit të Kosovës.

Sipas tij, ai mund të kishte bërë diçka më shumë.

“Është 27-vjecar, ka luajtur nëpër liga më të ulëta, Serie C, Serie B dhe mendoi se ka kaluar karriera e rij. Ai gaboi, kundërshtari e kaloi me shumë lehtësi”, tha Shakohoxha.

Pas tri ndeshjeve në Grupin H të kualifikimeve për EURO 2020, Shqipëria renditet në pozitën e tretë me tri pikë, një fitore dhe 2 humbje

Komento: