Shala ‘godet’ Ardian Gjinin, thotë se nuk ka haber për politikë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Shala ‘godet’ Ardian Gjinin, thotë se nuk ka haber për politikë

21:31 | 11 Shtator 2019

Shala i ka dhënë një ‘goditje’ Gjinit.

Ministri në detyrë i Tregtisë, Endrit Shala, njëherit kandidat për deputet nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se partia e tyre e ka listën më të mirë në garën për zgjedhje.

Shala ka folur edhe për akuzat që ditë më parë i kishte bërë nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, i cili kishte thënë se Limaj nuk ka shanca t’i fitojë zgjedhjet, ndërsa ka mëdyshje nëse koalicioni Nisma-AKR mund ta kalojë pragun zgjedhor.

E shala sonte ka thënë se Ardian Gjini nuk ka haber për zgjedhjet e për rezultatet e partive.

“ Zoti Gjini nuk ka haber për zgjedhjet nuk ka haber për asgjë. Ai s’ka haber as për politikë”, ka thënë Shala.

Ai tutje ka thënë se ndihen keq që kanë qenë pjesë e qeverisë që është drejtuar nga AAK.

“ Me vjen keq që kemi qenë në një koalicion me AAK’në. Për listën tonë nuk ka nevojë të flas askush, e as Ardian Gjini. Ai nuk ka haber për zgjedhjet. Nuk ka haber për politikë. Më sa po shihet zotëri Gjinit nuk i janë treguar edhe sondazhet që janë bërë për partitë që janë në barë për zgjedhje”, ka thënë Shala

Sipas tij Nisma në këto zgjedhje do të tregojë fuqinë që ka çfarë njerëz janë pjesë e saj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!