Shala i NISMA-s: Pasi dështoi në Kosovë, Albin Kurti po kërkon mbështetje tek diaspora, por s’do të ketë sukses

11:08 | 23 October 2024
shala-i-nisma-s:-pasi-deshtoi-ne-kosove,-albin-kurti-po-kerkon-mbeshtetje-tek-diaspora,-por-s’do-te-kete-sukses


Anëtari i Kryesisë së NISMA-së, Endrit Shala ka deklaruar se diaspora është zhgënjyer nga pushteti aktual.

Shala tha për “Front Online” se Kurti pasi dështoi në Kosovë po kërkon mbështetje tek mërgimtarët.

“Kurti është i vetëdijshëm se në Kosovë ka dështuar dhe prandaj po ikë nëpër diasporë për të kërkuar mbështetje. Edhe diaspora tani e ka parë fytyrën e vërtetë të tij dhe është thellësisht e zhgënjyer me të”, u shpreh Shala.

Shala nuk ka pritshmëri se diaspora në zgjedhjet e 9 shkurtit do ta votojë sërish Kurtin.

“Diaspora nuk do ta votojë si më parë. Ata janë të vetëdijshëm se ai nuk ka sjellë ndryshimin që ka premtuar dhe se është thjesht një politikan gënjeshtar e mashtrues që përpiqet të shpëtojë veten pas dështimeve të mëdhaja në vend”, përfundoi Shala për “Front Online”.

Me 14 shkurt të vitit 2021, Lëvizja “Vetëvendosje” së bashku me Listën Guxo të presidentes Vjosa Osmani, dolën fituese në zgjedhjet parlamentare duke siguruar mbi 50 për qind të votave. Zgjedhjet e reja, janë caktuar me 9 shkurt të 2025-tes./Front Online/

Komento: