Shala i PDK-së: Kurti dështoj në të gjitha premtimet, Bedri Hamza ka zgjidhje për të gjitha problemet

08:38 | 24 January 2025
shala-i-pdk-se:-kurti-deshtoj-ne-te-gjitha-premtimet,-bedri-hamza-ka-zgjidhje-per-te-gjitha-problemet


Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Albin Kurtit, duke theksuar se ajo nuk ka arritur të realizojë asnjë nga premtimet e bëra.

‘’Kjo Qeveri në shkuarje dhe tashmë nuk ka mundësi që ta realizoj asnjë projekt’,’ thotë ai.

Sipas Shalës, Qeveria e Kurtit ka premtuar mbylljen e AKP-së, por kjo nuk është realizuar, ndërkohë që procesi i shitjes së pronave vazhdon. Ai theksoi gjithashtu se premtohej krijimi i një Fondi Sovran, por ai mbeti vetëm në fjalë.

‘’Ka premtuar mbylljen e AKP-së e cila nuk u realizua dhe sot vazhdon procesi i shitjes së pronave. Premtuan fondin sovran, nuk u realizua’’, thekoi ai.

Shala po ashtu kritikoi premtimet për energji stabile dhe uljen e çmimit të energjisë, duke theksuar se çmimi i rrymës ka vazhduar të rritet.

‘’Kanë premtuar energji stabile dhe ulje të cmimit dhe kemi rritje të cmimit të rrymës’’ vazhdoi ai.

Në lidhje me infrastrukturën, ai theksoi se rrugët janë lënë pa u ndërtuar dhe se shkollat dhe çerdhet nuk janë realizuar, po ashtu edhe banesat sociale kanë mbetur pa u ndërtuar.

‘’Ka premtuar infrastrukturë, nuk kemi rrugë, rrugët kanë mbetur aty ku i ka lënë Qeveria Thaçi. Kanë mbetur shkollat, çerdhet pa u ndërtuar. Kanë mbetur pa u ndërtuar banesat sociale’’, deklaroi Shala

Ai theksoi se Qeveria e Kurti ka dështuar edhe në njohjet ndërkombëtare, duke shtuar se aktualisht ajo është duke u marrë me sharje dhe ofendime, pasi nuk ka projekte konkrete.

‘’Kanë dështuar në njohje. Ne nuk kemi realizim të asnjë projekt’’, potencoi Shala.

Shala theksoi se zgjidhja e këtyre problemeve është me Bedri Hamzën dhe Qeverinë e tij.

‘’Këto projekte kanë zgjidhje dhe zgjidhja është me Bedri Hamzën dhe Qeverinë e tij’’, deklaroi Shala.

Komento: