Shala i PSD-së: VV-ja u jep vlerë aferave korruptive dhe i interpreton si meritokraci

12:09 | 29 Shtator 2024
shala-i-psd-se:-vv-ja-u-jep-vlere-aferave-korruptive-dhe-i-interpreton-si-meritokraci

Anëtari i kryesisë së PSD-së, Azdren Shala, ka folur për “Front Online” lidhur me punësimet familjare gjatë qeverisjes Kurti.

Shala ka deklaruar se VV ndryshe nga partitë e tjera iu jep vlerë aferave korruptive.

Sipas Shalës, pushteti aktual po e legjitimon edhe korrupsionin.

“Nga qeveritë e kaluara këta nuk dallojnë në qasje, por janë më totalitar dhe korrupsion do të shohim më shumë. Dallimi është se qeveritë tjera janë munduar ta fshehin, ndërsa partia në pushtet edhe aferave korruptive iu japin vlerë duke na i interpretuar si meritokraci e atyre që përfitojnë nga nepotizmi. Me fjalë tjera kjo qeveri po e legjitimon edhe korrupsionin”, deklaroi Shala.

Përndryshe, mediet në Kosovë vazhdimisht kanë raportuar për punësimet e familjarëve të zyrtarëve të lartë të VV-së nëpër institucionet qendrore dhe lokale. Përderisa rastet e tilla janë shpeshtuar muajtë e fundit, në fund të mandatit 4-vjeçar të Qeverisë “Kurti” dhe në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

VV-ja nis fuqishëm fushatën e “punësimit të familjarëve” para zgjedhjeve – FrontOnline

Komento: