Shala nga PDK: Së shpejti tregojmë se sa do t’i rrisim pagat në Kosovë

12:03 | 01 Maj 2024


Deputeti i PDK-së, njëherit anëtar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Ferat Shala për FrontOnline thotë se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, mund të merr hapa të tillë, por që do të ishte lojë dhe mashtrim i radhës.

‘’Ajo çka është e vërtetë tashmë në vitin e fundit të kësaj qeverisje, Qeveria edhe mund të merr hapa të tillë, por duhet ta kemi të qartë që kjo Qeveri ka diskriminuar në kuptimin financiar, punëtorët e arsimit, të sigurisë, shëndetësisë, zjarrfikësit dhe shumë institucione tjera, ka diskrimunar tej mase kategoritë e dala nga lufta, pensionerët dhe tash në fund të mandatit e ti bie në mend, kjo është lojë dhe mashtrim i radhës’’, potencon ai.

Shala thotë se para kësaj, Qeveria do të duhej ta sillte plotësim-ndryshimin e ligjit për buxhet.

‘’Ka qenë në diskutim Ligji i Pagave dhe nuk ka si të trajtohet ndryshe përvec se përgaditgje për t’i mashtruar qytetarët.’’ Qeveria do të duhej ta sillte plotësim-ndryshimin e ligjit për buxhet’’ thekson ai.

Sa i përket paralajmërimit të LDK-së, për rritje të koeficientit për 30% nga sa është ai aktual sot, Shala thotë se nuk dëshiron të merret me partitë opozitare, pasi që sipas tij problemi në vend është partia në pushtet dhe jo opozita

‘’Unë nuk kam as vullnet e as dëshirë të merrem me partitë opozitare, sepse opozita nuk është problemi në vend, por është partia që udhëheq vendin.’’ deklaron tutje.

Ndërkaq, se si e sheh PDK-ja këtë çështje dhe sa do të ishte ideale koeficienti në Kosovë, Shala për FrontOnline, thekson se këtë do ta bëjë të ditur kandidati i tyre për kryeministër, Bedri Hamza dhe se pop resin të shkojnë në zgjedhje.

‘’Ne kemi kandidatin tonë për kryeministër, që do të shpalos planin e tij dhe ne po presim të shkojmë në zgjedhje. Oferta jonë do të prezantohet shpejtë në fushatën zgjedhore’’ përfundon Shala.

Komento: