Shala: PDK do të jetë fituese absolute e votes së diasporës

08:08 | 27 Dhjetor 2024
shala:-pdk-do-te-jete-fituese-absolute-e-votes-se-diaspores

Ferat Shala, kandidat për deputet nga PDK, për FrontOnline, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës  është më e fuqishme se kurrë në lidhje me mbështetjen e diasporës.

‘’PDK-ja në votën e diasporës qëndron si asnjëherë më mirë’’, tha ai.

Ai theksoi se partia ka bërë një punë të jashtëzakonshme, duke organizuar një sistem të strukturuar dhe efikas për t’u siguruar që PDK të jetë e pranishme në shumicën e qendrave të mëdha të diasporës.

‘’ Është fituese absolute, ka bërë një punë të shkëlqyeshme, një organizim të jashtëzakonshëm e sistematik. Tashmë kemi funksionale në shumicën e qendrave të më mëdha degë e nëndegë të PDK-së për diasporë’’ u shpreh ai.

Shala vlerësoi aktivitetin e përfaqësuesve të diasporës, duke përmendur se ata tashmë janë pjesë e listave të kandidatëve të PDK-së dhe janë të njohur nga votuesit.

 

‘’ Aktivistët dhe përfaqësuesit e diasporës në listat kandiduese tashmë janë të njohur dhe po garojnë’’ u shpreh ai.

PDK-ja, sipas tij, pret një fitore të padiskutueshme nga votat e diasporës në këto zgjedhje.

‘’Në këtë relacion PDK-ja pret fitoren absolute nga votat e diasporës’’ u shpreh Shala.

Komento: