Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatë֝s së Apelit për FrontOnline, kërkesën e PRSK-së, ndaj kryeministrit Albin Kurti, që të paraqitet në këtë Prokurori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore e konsideron si të drejt dhe sipas tij Kurti do të duhej të paraqitej.
”Kjo varet nga Kurti a do të shkoj ose jo, a do e zbatoj apo jo ligjin si kryeministër’’ thotë ai.
Shala, potencon se kryeministri Kurti duhet me qenë shembull për respektim të ligjit.
‘’Ky duhet me qenë shembull për respektimin e ligjit’’, shprehet Shala.
Sipas tij, kryeministri i vendit do të duhej të i kontribuonte drejtësisë.
‘’Unë do të doja që ai të shkonte në Prokurori dhe të mos bëhet ky një problem dhe të kontribuoj për drejtësi’’ tha Shala, ish-kryetar i Apelit.