Shala për paralajmërimet e Kurtit e Osmanit: Kanë informacione, në bazë të zhvillimeve politike mund të ndodhin sulmet e reja

19:00 | 19 Dhjetor 2023
shala-per-paralajmerimet-e-kurtit-e-osmanit:-kane-informacione,-ne-baze-te-zhvillimeve-politike-mund-te-ndodhin-sulmet-e-reja


Për  paralajmërimet e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti se Serbia po planifikon sulm të ri për Kosovën, pajtohet edhe njohësi i sigurisë, Drizan Shala.

Shala tha se krerët e shtetit janë të informuar nga AKI-ja për këto zhvillime.

“Deklarimi i Kurtit dhe Osmanit janë të bazuara tek AKI dhe partnerët strategjik, organet kompetente kanë marr veprime të caktuara që çfarëdo forme mund të shpërfaqët agresioni serb në institucionet e Kosovës, institucionet kanë marr masa adekuate për të parandaluar dhe reaguar karshi agresionit serb”, thotë Shala për Front Online.

Sipas Shalës, në bazë të zhvillimeve politike mund të ndodhin sulme të reja nga Serbia.

“Në bazë të zhvillimeve politike, zgjedhjeve në Serbi dhe deklarimin e Vuçiqit kjo po e jep sinjalin dhe po e forcon mesazhin që Serbia do të insistoj dhe të krijojë situata të tilla”, përfundoi Shala.

Më 24 shtator me një sulm terrorist nga agresioni serb në Banjskë të Zveçanit mbeti i vrarë polici kosovar Afrim Bunjaku.

17 dhjetor Serbia ka mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Pas zgjedhjeve presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur duke thënë se “gjithmonë do ta mbrojmë Kosovën si pjesë e territorit të Serbisë”.

Komento: