“Luftë hibdride” është termi i përdorur nga kryeministri, Albin Kurti ndaj reagimeve dhe zhvillimeve të fundit në vend, raporton Gaeta10.
E kjo sipas komentatorit politik, Krenar Shala edhe është e mundur pasi vendi është në prag zgjedhjesh.
“Jemi në prag të zgjedhjeve dhe është normale. Është një fushatë relativisht e egër që bëhet nga të dyja palët për të pozicionuar vetën sa më mirë në prag zgjedhjeve. Le të shpresojmë se qytetarët janë mjaftueshëm të vetëdijshëm për të vërtetuar se kush është duke bërë luftë hibride”, tha ai.
Shala tha se nga fillimi ka pritur që edhe nga qeveria Kurti do ketë skandale, pasi edhe ato më pak të korruptuarat e bëjnë një gjë të tillë.
“Ka skandale kjo qeveri, edhe qeveritë më pak të korruptuara në botë kanë skandale, po mundohem me mbrojt arsyen e jo qeverinë. Së par, unë e kam dit që kjo qeveri kur të vjen ka me bo skandale, nuk kam pas dyshim por kam prit që do të bëj më pak”.
Më shumë detaje: