Shala: Qeveria Kurti dështoi në menaxhimin e energjisë, Kosova po jeton në terr

17:38 | 25 December 2024
ferat-shala:-nuk-perjashtohet-mundesia-qe-kurti-ta-luaje-karten-e-fundit-elektorale-me-rritje-pagash

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar ashpër menaxhimin e sektorit të energjisë nga ana e qeverisë Kurti.

Ai ka shkruar se pavarësisht se ka ngritur çështjen e keqmenaxhimit të këtij sektori në Kuvend, qeveria nuk ka marrë masa konkrete për ta trajtuar.

Sipas Shalës, prioritet i vetëm ka qenë përfitimi i tenderëve në KEK dhe pasurimi i zyrtarëve të pushtetit përmes marrëveshjeve energjetike me Serbinë.

“Me dhjetëra herë në Kuvendin e Kosovës kam folur për një menaxhim skandaloz të sektorit të energjisë. Por, kjo qeveri asnjëherë nuk e ka trajtuar këtë me prioritet dhe profesionalizëm. Prioriteti i vetëm kanë qenë tenderët në KEK dhe pasurimi i zyrtarëve të pushtetit përmes pazareve me Serbinë. Kjo qeveri e ka refuzuar gazin amerikan dhe ka zgjedhur të bëjë pazare energjetike me Serbinë. Madje, me paratë e dhëna në këto pazare, sot ne do ta kishim termocentralin e ri. Mbi 560 milionë euro të buxhetit janë dhënë për energji dhe asnjë investim kapital. Prandaj, çdo dimër me këtë qeveri është dimër në terr. Më 9 shkurt, Kosova duhet të marrë drejtim të ri me një ekip që e kthen dritën”, ka shkruar Shala në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Komento: